SHPIRAGUT Mal në Perëndim të qytetit të Beratit me shtrirje V-J dhe lartësi 1198 m, i ndërtuar nga gëlqerorë. Ka kurriz të ngushtë dhe shpate asimetrike (shpati P është më i pjerrët se ai L) Ana V dhe L janë gërryer nga një rrjet përrenjsh paralelë, që shtrihen pothuajse në të njëjtën largësi nga njëri-tjetri dhe që lënë përshtypjen e vijave (nga ka ardhur edhe emri Mali me Vija). Në skajin VP të Sh. në fshatin Sinjë, ka burime ujërash karstike. Sh. është pothuajse i zhveshur nga bimësia drusore; vende-vende ndodhen dushqe dhe makje mesdhetare. Fshatrat që shtrihen rrëzës së Sh. përbëjnë edhe krahinën e Shpiragut (shih) në skajin P të rrethit të Beratit. Krahinë gjeografike dhe etnografike në P të Beratit rrëzë malit të Shpiragut Përfshin fshatrat Mbreshtan, Galinë, Paftal, Sadovicë, Mbolan, Sinjë, Veleshnjë, Molishti etj., që shtrihen gjatë rrëzës L; fshatrat Bistrovicë, Mbjeshovë etj. gjatë rrëzës P dhe Plashniku në skajin JL etj. Pjesa më e lartë përbëhet nga gëlqerorë, ndërsa rrëza prej flishi. Në L kufizohet me luginën e 1. të Molishtit, ndërsa në P bashkohet me kodrinat më lindore të Mallakastrës. Bimësia natyrore përfaqësohet nga makje e dushk në pjesën më të ulët e nga lisi në pjesën më të lartë të rrëzës. Janë mbjellë shumë pemë frutore, veçanërisht qershi për të cilat Sh. është i njohur, si dhe janë krijuar blloqe me vreshta. Në rrëzën L ka qenë kultivuar që në lashtësi ulliri e Sh. njihej për prodhimin e vajit të ullirit. Krahina ka vendbanime të lashta (Sinja, Plashniku) dhe rrënoja kalash mesjetare (Plashnik). Banorët kanë marrë pjesë në lëvizjen antiosmane, në kryengritjen fshatare të udhëhequr nga Rrapo Hekali. Në Qafën e Sinjës (shih) më 1847 u bë gjyqi kundër bejlerëve Vrionas, të cilët...
   Read morePamje nga Fshati Cfir....
   Read moreMi è...
   Read more